Ngacmoi një grua në prezencë të policisë në Pejë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 11:59
Ngacmoi një grua në prezencë të policisë në Pejë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti në prezencë të policisë i ka bërë presion dhe ka ngacmuar një grua.

Policia njofton se rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM /Pejë 03.11.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti edhe në prezencë të policisë i ka bërë presion dhe ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)