Një nënë nga Gjakova e bën vajzën e saj të mitur për spital

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 12:30
Një nënë nga Gjakova e bën vajzën e saj të mitur për spital

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 3 nëntor në orën 21:00 në Gjakovë është arrestuar një grua pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj të mitur.

Sipas policisë, viktima është ndalur për trajtim mjekësor.

Ndërsa, pas konsultimit me prokurorin e shtetit, e dyshuara është liruar.

“Gjakovë 03.11.2021 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht të miturën, vajzën e saj viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor ku është ndaluar për tretman nga mjeku kujdestar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)