Uk Lushi shkruan për kontradiktën me avionët luftarakë të Vuçiqit në kufi dhe darkën me Ramën në Beograd

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 15:54
Uk Lushi shkruan për kontradiktën me avionët luftarakë të Vuçiqit në kufi dhe darkën me Ramën në Beograd

Drejtori i Kongresit Panshqiptar Amerikan, Uk Lushi ka komentuar takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Lushi ka shkruar se kërcënimet e Vuçiqit me aeroplanë të luftës dhe darka me kryeministrin shqiptar janë “kontradiktë dialektike e paqes”.

“Pesë javë më parë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq çoi avionë luftarakë në kufirin e Serbisë me Kosovën. Dje ka pirë e darkuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kërcënimet nga aeroplanët luftarakë dhe pirja e verës e ngrënia janë një kontradiktë dialektike e paqes”, shkroi Lushi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka pritur sot në Pallatin e Serbisë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, me të cilët pati disa takime në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Vuçiq, Rama dhe Dimitrov fillimisht biseduan me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Pas kësaj vijoi takimi i tre zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

Dje, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri maqedonas, Nikolla Dimitrov u pritën në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla”. Në mbrëmje, Rama mori pjesë në një gosti të organizuar nga Vuçiqi.

(Kosova Sot Online)