“Do të hedh acid”, kërcënonte shoqen e burrit, dënohet me burg deputetja

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 21:07
“Do të hedh acid”, kërcënonte shoqen e burrit, dënohet me burg deputetja

Deputetja britanike, Claudia Webbe është dënuar me 10 javë burg dhe 200 orë shërbim në komunitet pasi akuzohet për ngacmim.

Deputetja 56-vjeçare u shpall fajtore pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj shoqes së partnerit të saj të cilën e kishte paralajmëruar se do t’i hidhte acid.

Deputetja, anëtare e Partisë Laburiste, u përjashtua nga partia e saj dhe tani ka mandat si e pavarur.

Prokurorja Susanna Stevens tha se kërcënimet kishin qenë të vazhdueshme.

Ajo mund të humbasë vendin e saj nëse 1 % e votuesve në zonën e saj elektorale mbështesin një peticion në internet në favor të dorëheqjes së saj. Webb ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin e gjykatës.


(Kosova Sot Online)