Paralajmëron OBSH: Europa do të jetë sërish epiqendra e Covid-19

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 08:26
Paralajmëron OBSH: Europa do të jetë sërish epiqendra e Covid-19

Europa është sërish në qendër të pandemisë dhe mund të përballet me gjysmë milionë vdekje të tjera deri në fillim të vitit të ardhshëm, paralajmëroi të enjten (4 nëntor) Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në një konferencë për shtyp kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se kontinenti i Europës mund të të përballet me 500 mijë vdekje të tjera deri në shkurt të 2022.

Si faktor për rritjen e numrit kaq të madh të vdekjeve bën mosvaksinimin.

“Ne duhet të ndryshojmë taktikat tona të reagimit ndaj rritjeve të rasteve të Covid- 19” tha ai.

Muajt e fundit është ngadalësuar shkalla e vaksinimit thuajse në të gjithë kontinentin.

Ndërsa në Spanjë 80 % e popullatës është e vaksinuar me dy doza, në Francë e Gjermani ky numër është më i ulet – në 68% dhe 66% respektivisht – dhe akoma më i ulët në disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. Vetëm 32% e rusëve u vaksinuan plotësisht deri në tetor 2021.

“Ritmi aktual i transmetimit të virusit në 53 vendet e rajonit evropian është një shqetësim i madh”, tha kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, në një konferencë shtypi, duke shtuar se rastet e reja po u afrohen niveleve rekord.

Deri tani OBSH ka regjistruar 1.4 milionë vdekje në të gjithë kontinentin ndërkohë që është vërejtur një rritje prej 55 % e infeksioneve pavarësisht aplikimit të vaksinës.

Gjermania shënoi record të infektimeve gati 34 mijë raste në 24 orët e fundit, ndërkohë në Britaninë e Madhe ky numër arrin në 37 mijë dhe autoritetet e shëndetit publik po shqetësohen për një valë të katërt të infektimit që mund të rrisë numrin e vdekjeve dhe presionin mbi sistemin shëndetësor.

Instituti për Kontrollin e Sëmundjeve në Gjermani “Robert Koch” paralajmëroi se nëse nuk do të marrin masa tani vala e katërt do të sjellë më shumë vuajtje.

(Kosova Sot Online)