Sot dëgjohet dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 09:09
Sot dëgjohet dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon procesi gjyqësorë ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej 25 shtatorit të vitit 2020 kur edhe u arrestuan në Prishtinë.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

(Kosova Sot Online)