I ndodh e papritura ferizajasit që kishte një veturë të parkuar me vite

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 10:09
I ndodh e papritura ferizajasit që kishte një veturë të parkuar me vite

Një vjedhje e veturës ka ndodhur dje në Ferizaj.

Mirëpo, vetura që është vjedhur nga hajnat nuk ka qenë duke u përdorur nga ankuesi që ka paraqitur rastin në polici.

Kjo pasi që siç ka treguar ai në polici, vetura ka qenë e parkuar aty për disa vite pasi që ishte me defekt.

Në lidhje me rastin ndërkaq  njësitë policore janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)