Vdiq për një selfie, 33-vjeçarja bie nga shkëmbi teksa po pozonte për foto

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 11:20
Vdiq për një selfie, 33-vjeçarja bie nga shkëmbi teksa po pozonte për foto

Shteti belg është tronditur nga nga vdekja tragjike e një 33-vjeçareje, e cila u rrëzua nga një lartësi prej 30 metrash, teksa po tentonte të bënte një selfie, gjatë një ekskursioni me bashkëshortin e saj.

Aksidenti me viktimën, Zoe Snoeks, ka ndodhur të martën (3 nëntor) gjatë një ekskursioni me bashkëshortin e saj, Joeri Janssen.

Sipas informacioneve të para, 33-vjeçarja po qendronte duke qëndruar buzë një shkëmbi kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në një lumë.

Ajo ishte me origjinë nga Kreta e Greqisë.

Lajmi bëri xhiron e botës dhe përhapi trishtim tek ata që e njihnin dhe tek ata që nuk e njihnin personalisht, pasi tronditën nga mënyra tragjike në të cilën gruaja fatkeqe humbi jetën.

Zoe, 33 vjeç, është nga Gerani i Rethymno-s dhe mbiemri i saj është Marinaki, megjithatë ajo kishte zgjedhur të mbante mbiemrin e nënës kur prindërit e saj u divorcuan.

(Kosova Sot Online)