Të dënuarit me vdekje padisin autoritetet: Njoftojnë për ekzekutimet disa orë para

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 14:19
Të dënuarit me vdekje padisin autoritetet: Njoftojnë për ekzekutimet disa orë para

Dy të dënuar me vdekje kanë bërë padi ndaj autoriteteve në Japoni për mënyrën e ekzekutimit të tyre.

Sipas të dënuarve, problemi qëndron se ata njoftohen për ekzekutimin e dënimit vetëm disa orë përpara dhe kjo gjë edhe për avokatin e tyre është çnjerëzore.

Kjo çështje është kritikuar ashpër dhe nga grupet për të drejtat e njeriut, të cilat shprehen se vendime të tilla ndikojnë shumë në shëndetin mendor të të dënuarve.

“Të dënuarit me vdekje zgjohen çdo ditë me frikën se do të jetë dita e tyre e fundit. Kemi kërkuar shpjegime nga autoritetet për këtë zgjidhje, por nuk kemi marrë përgjigje. Në perëndim, të dënuarve iu jepet kohë që të përgatiten mendërisht”, u shpreh avokati që përfaqëson të dënuarit.

Tashmë padija është depozituar në Gjykatën e Osakës dhe brenda saj përfshihet dhe një kërkesë për dëmshpërblim që arrin deri në 200 mijë dollarë.

(Kosova Sot Online)