Ministria e Shëndetësisë jep disa detaje për variantin ‘Delta’ dhe kosovarët që nuk janë vaksinuar

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 14:43
Ministria e Shëndetësisë jep disa detaje për variantin ‘Delta’ dhe kosovarët që nuk janë vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë edhe njëherë apel kosovarëve që të vaksinohen kundër COVID.

Në një thirrje që e ka lëshuar, MSH ka thënë se varianti “Delta” është veçanërisht ngjitës për të pavaksinuarit, mirëpo edhe për të vaksinuarit.

Por, këta të fundit sipas MSH-së janë dukshëm më pak të infektuar se sa ata që nuk janë të vaksinuar.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

Varianti delta është veçanërisht ngjitës – për njerëzit e pavaksinuar mirëpo edhe për ata të vaksinuarit.

POR: Me vaksinimin kundër Covid-19, dukshëm më pak njerëz janë të infektuar sesa atë që nuk janë vaksinuar.

Mbroje veten dhe familjen,

Lajmërohu në Qendrën më të afërt të vaksinimit dhe VAKSINOHU!.

(Kosova Sot Online)