Ministri shkon te Nusret për të ngrënë biftek të ‘veshur me ari’, vërshojnë kritikat ndaj tij

  • E.K /
  • 06 November 2021 - 09:46
Ministri shkon te Nusret për të ngrënë biftek të ‘veshur me ari’, vërshojnë kritikat ndaj tij

Një nga ministrat e kabinetit qeveritar në Vietnam ka nxitur shumë debate pasi u publikua një video ku shihet se po shërbehej me biftek të ‘veshur më ar’ nga shefi i famshëm i kuzhinës, Nusret Gokçe.

Siç raporton BBC, ai është Gjeneral To Lam, i ngarkuar si ministër i Sigurisë Publike.

Sipas kritikëve, një pjatë bifteku kushton më suhmë se sa paga mujore që merr ministri vietnamez.

Videoja u publikua në llogarinë e shefit të kuzhinës, Gokçe, por u fshi pas komenteve të shumta.

Restoranti i Gokçe ka bërë bujë të madhe për shkak të çmimeve të larta.

(Kosova Sot Online)