Lexoni edhe:
Finalizimi i shpejtë për procesin Vetting hapi më serioz i Qeverisë Kurti për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit!
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Qytetarët e Prishtinës sot e kanë shansin që ta tregojnë veten duke dalë edhe në protesta masive dhe të dhunshme nëse është nevoja kundër këtij projekti i cili është në dëm të Prishtinës dhe banorëve të zonës në Lakrishte. Detyra e parë që duhet të bëj Kryetari i ri i Prishtinës është që ti hetoj të gjithë ata të cilët janë prapa këtij mega-projekti skandaloz duke filluar nga Shpend Ahmeti.
-Për skandalin që po sillet rreth Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, Agjencia Kosovare e Privatizimit duhet menjëherë ta shkarkon zyrtarin e tyre i cili jashtëligjshëm ia ka krijuar kushte për ti dhënë lejen Ndërmarrjes Publike Banesore në Lakrishte, për ti shkatërruar objektet me eskavator, ku pluhuri i cili del gjatë rrënimit është i dëmshëm për shëndetin e banorëve që jetojnë aty afër, sidomos do jetë fatale për ata individ të cilët kanë problem me ASTMA.
Shpend Ahmeti vetëm le të heshtë, sepse shumë shpejtë do të arrestohet nëse jo nga policia e Kosovës, atëherë duhet të ndodhë arrestimi me mbështetje nga EULEXI. Prandaj Prokuroria Speciale e Kosovës po bën gabim që po mbyllë sytë karshi këtij skandali monstruoz që po ndodhë në Lakrishte me urdhër të Shpend Ahmetit dhe NPB-s në Prishtinë e cila ka për qëllim shkatërrimin e natyrës dhe shëndetin e qytetarëve të asaj zone.
I bëj apel urgjent Prokurorisë Speciale në Kosovë ose merruni me këtë çështje sa më shpejtë dhe mos lejoni që shëndeti i banorëve të rrezikohet ose jepni të gjithë dorëheqje duke filluar nga kryetari kësaj gjykate e deri tek gjyqtari dhe gjyqtarja e fundit, si dhe ju bëj apel qytetarëve të asaj zone që le ti bllokojnë edhe rrugët dhe hapësirat e kësaj kompanie e cila po tenton ta shkatërroj natyrën.
Qytetarët e Prishtinës sot e kanë shansin që ta tregojnë veten duke dalë edhe në protesta masive dhe të dhunshme nëse është nevoja kundër këtij projekti i cili është në dëm të Prishtinës dhe banorëve të zonës në Lakrishte. Detyra e parë që duhet të bëj Kryetari i ri i Prishtinës është që ti hetoj të gjithë ata të cilët janë prapa këtij mega-projekti skandaloz duke filluar nga Shpend Ahmeti.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".