Këto janë pesë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

  • E.K /
  • 06 November 2021 - 10:10
Këto janë pesë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë aktualisht janë 440 raste aktive me koronavirus.

Mirëpo, nga të gjitha komunat prinë ajo e Prishtinës.

Në kryeqytet janë 99 qytetarë që janë të infektuar me këtë virus.

E pas Prishtinës, vjen komuna e Ferizajt. Në këtë komunë janë 45 raste aktive me COVID-19.

Me 28 raste aktive me virusin korona, komuna e Prizrenit radhitet e treta.

E katërta është ajo e Gjilanit, ku 25 qytetarë janë të infektuar me koronavirus.

Ndërsa e fundit në këtë top-pesshe është komuna e Klinës, me 23 raste aktive.

Sipas raportit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, 14 persona kanë rezultuar pozitiv për 24 orë.

(Kosova Sot Online)