Mësuesja nga Prishtina rreh nxënësin, e bën për spital

  • E.K /
  • 06 November 2021 - 10:22
Mësuesja nga Prishtina rreh nxënësin, e bën për spital

Një mësuese nga Prishtina përfundoi dje në polici.

Kjo pasi që një nënë raportoi se ajo ia ka rrahur djalin e saj.

Si pasojë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)