Koalicionet formale të ish partnerëve të korruptuar të PAN-it dhe LAN-it, strategji e përpunuar për tu rikthyer në kapjen e shtetit pas zgjedhjeve lokale

Koalicionet formale të ish partnerëve të korruptuar të PAN-it dhe LAN-it, strategji e përpunuar për tu rikthyer në kapjen e shtetit pas zgjedhjeve lokale

Gani Qarri

  • 06 November 2021 - 09:09

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Duket se zgjedhjet lokale,serish do të përdoren nga ish partnerët e PAN-it dhe LAN-it në qeverisjet e kaluara të nivelit qendror, për krijimin e qeverive të reja nëpër komuna me shumicë absolute vendimmarrëse në asambletë komunale pas zgjedhjeve të këtij viti. Kjo është mënyra me të cilën partitë opozitare pritet ta dizajnojnë edhe skemën e bashkëpunimit për izolim të partisë në pushtet LVV, duke ndërtuar edhe skemën e hershme në pritje të zgjedhjeve të ardhshme të nivelit qendror, kurdo që do të ndodhin ato në Kosovë.

-Piksë pari z. Shaqir Totaj i PDK-s e ka siguruar mbështetjen e AAK-së, të NISMA dhe AKR-së si kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, në votimet për balotazh të cilat do të mbahen me 14 nëntor. Madje kjo është ndër lidhjet e para publike të marrëveshjes për bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë nga partitë opozitare të kandidatit të PDK-së në Prizren, që vije si paralajmërim dhe grishje për veprime të njëjta dhe të ngjashme edhe në komunat tjera në nivel vendi. Aksionin i koordinuar i opozitës dhe klanit PRONTO që të startojë me përvetësimin gradual të pushtetit lokal, për tu ngjitur pastaj edhe në nivelin qendror me bashkë koordinim dhe bashkëveprim në zgjedhjet e ardhshme nacionale në Kosovë.

Vet kjo flet hapur, se koalicione të tilla janë jo vetëm të pritshme, por edhe të planifikuara për marrjen, fillimisht të pushteteve komunale, përmes bashkëdyzimeve partiake,të ish pushtetarëve edhe në komunat tjera, si model të ndarjes së pushtetit, pas defilimit korruptiv e kontrabndues të Mutaher Haskukës, në Prizren, mjerimin e veprimeve të cilit e dëshmon vet qyteti i Lidhjes sot, ndaj fitorja e z. Totaj do të konsiderohej fitore edhe e qytetarëve dhe gjithë komunës së Prizrenit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".