“Në emër të Profetit”, theret me thikë oficeri i policisë

  • E.K /
  • 08 November 2021 - 10:32
“Në emër të Profetit”, theret me thikë oficeri i policisë

Një oficer policie në Francë është therur me thikë përpara një stacioni policor në Kanë.

Sipas informacioneve polici ka mundur të shpëtojë falë jelekut të tij anti-plumb.

Ndërsa autori është plagosur nga një tjetër polic i cili ndodhej në vendngjarje. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, njoftoi se është nisur drejt stacionit policor ku edhe ka ndodhur plagosja.

Nga informacionet, mësohet se autori ka qëlluar me thikë policin në momenti kur po lëvizte nga makina, ndërsa gjatë sulmit ka thirrur “Në emër të Profetit”.

Ende nuk dihen detaje të tjera, ndërsa po hetohet edhe për një sulm të mundshëm terrorist.

(Kosova Sot Online)