Shteti pa drejtësi funksionale, fatura po paguhet me jetë njerëzish viktima të pafajshme të krimit!

Shteti pa drejtësi funksionale, fatura po paguhet me jetë njerëzish viktima të pafajshme të krimit!
Shteti pa drejtësi funksionale, fatura po paguhet me jetë njerëzish viktima të pafajshme të krimit!

Blerim Burjani

  • 08 November 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Drejtësia e një shteti normal funksional duhet të jetë aktive, dhe efikase për të ndërhyrë me kohë dhe për të parandaluar të keqen. Në Kosovë ky segment gjithmonë ka dështime, ka probleme dhe nuk ka funksionuar as nuk po funksionon si duhet.

Policia, prokuroria dhe të gjithë mekanizmat përcjellës të sigurisë duhet ta luajnë rolin e vetë aktive në përcjelljen e personave recidivist për ta ndal apo parandaluar dhunën, vrasjet apo plaçkitjet, pra kur bëhet fjalë për raste të përsëritjes ekstreme edhe tek personat me sjellje recidiviste. Kjo çështje nuk është studiuar shumë në Kosovë. Policia duhet të angazhohet për përcjellje dhe hetim me përkushtim të vazhdueshëm.

Kjo ndihmon në kapjen ne flagrancë të kryesit të veprave penale. Po ashtu vlen të përmendet edhe segmenti tjetër i mos funksionimit të zbatimit të ligjit, që ka të bëjë me mekanizmat e sigurisë dhe kontrollit civil. Këta mekanizma nuk po funksionojnë bashkërisht dh me seriozitet, sepse ka edhe neglizhencë të qëllimshme në këtë drejtim. Kjo neglizhencë pastaj është e kushtueshme me jetët e njerëzve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".