Asnjë i vdekur, 11 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 09 November 2021 - 15:02
Asnjë i vdekur, 11 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

09 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës.

Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.719 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466

Në total numri i rasteve aktive është 447.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën

(Kosova Sot Online)