Balaj-Halimaj e Nismës del kundër partisë për ta mbështetur Haskukën në balotazh

  • E.K /
  • 09 November 2021 - 15:44
Balaj-Halimaj e Nismës del kundër partisë për ta mbështetur Haskukën në balotazh

Ish-zëvendëskryeministrja, zyrtarja e Nismës Albulena Balaj-Halimaj, ka dalë kundër partisë së saj për ta mbështetur në balotazh kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili po kandidon për ta fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune.

Haskuka e ka falenderuar atë, duke publikuar një fotografi së bashku.

“E falënderoj Albulena Balaj – Halimaj, për mbështetjen e sinqertë në balotazhin e 14 nëntorit. Prizreni nuk kthehet mbrapa dhe reformat do të vazhdojnë. Gratë në politikë janë të guximshme dhe parimore, Albulena është njëra nga ato. Albulenë, respekt për guximin, sinqeritetin dhe parimet tuaja!”, ka shkruar Haskuka.

Dje, zyrtarja e Nismës shkroi në Facebook se nuk e mbështet vendmin që thotë se e morën disa indivitë brenda degës së Nismës në Prizren.

“Asnjëherë deri më tani nuk i kam dalur kundër qëndrimeve të partisë sime kur ato janë marrë gjatë proceseve demokratike brenda organeve të saj, ani pse ka patur raste kur nuk jam pajtuar por gjithmonë kam respektuar vendimin e shumicës, por për dallim nga atëherë dhe pas shumë diskutimeve me familjarë e mbështetës tani nuk e mbështes “vendimin” e disa individëve brenda degës në Prizren për krijimin e PAN-it duke ditur se këto koalicione vetëm kanë dëmtuar partinë tonë dhe jo vetëm kaq”, shkroi Balaj-Halimaj.

“Nisma në Prizren nuk do të duhej ta mbështeste PDK-në”, theksoi ajo.

(Kosova Sot Online)