Policia ia konfiskon një kallashnikov 20-vjeçarit nga Mitrovica

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 09:00
Policia ia konfiskon një kallashnikov 20-vjeçarit nga Mitrovica

Policia ka njoftuar se mbrëmjen e së martës ka konfiskuar një armë e gjatë e llojit AK 47 dhe 14 fishekë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se arma është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit, në fshatin Kqiq të Mitrovicës.

“Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Kqiq të Mitrovicës, me ç’ rast në shtëpinë e të dyshuarit A. Sh., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës,  është gjetur dhe është sekuestruar  një armë e gjatë AK 47 dhe 14 fishekë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Arma dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit  është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Ndërsa pas  intervistimit,  me urdhër të prokurorit,  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)