Kosova në udhëkryqin e rrezikshëm të humbjes së betejës diplomatike me Serbinë për inatet e brendshme politike!

Kosova në udhëkryqin e rrezikshëm të humbjes së betejës diplomatike me Serbinë për inatet e brendshme politike!

Gani Qarri

  • 10 November 2021 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Duhet bërë përpjekje sa më serioze për ta unifikuar fillimisht qëndrimin e të gjitha partive politike shqiptare dhe avancuar maksimalisht diplomacinë e jashtme,për kundërvënie të suksesshme ofensivës së çmendur serbe kundër shantazheve dhe lobimit agresiv të Serbisë fashiste, te shtetet e pa qëndrueshme afrikane dhe ato të Oqeanisë së largët, që në vend të tërheqjes, të sigurojmë njohje të reja të shtetit tonë, të cilat i ka më se të nevojshme Republika e Kosovës.

-I ndikuar së tepërmi nga zhvillimet elektorale në vend, procesi i ristrukturimit dhe reformatimit në politikën e jashtme të Kosovës, është duke u vonuar së tepërmi, me emërime te reja të ambasadorëve dhe konsujve, qofshin ata me mandat të skaduar apo edhe atyre që ishin vetëm militant të partive të inkriminuara, të strehuar dhe rehatuar padrejtësisht, nëpër përfaqësitë diplomatike me preferenca puro politike, ndaj zhagitje e tillë kaq të mëdha dhe formë e zymtë veprimi, nga Qevera Kurti, nuk duhet lejuar më tej.

Madje politika e jashtme në vitin e parë të mandatit të Qeverisë Kurti, po vazhdon me hapa shumë të ngadalshëm dhe mbetet ende në rindërtim e sipër,gjë që me plot të drejtë edhe po konsiderohet si tejet pasive dhe shumë e përgjumur. Kurse në këtë brishtësi të politikës së jashtme, sipas njohësve të kësaj fushe kanë ndikuar gjithsesi shkarkimi i ambasadorëve, moratoriumi i nënshkruar për mos-lobim dhe sjellje të njohjeve të reja, një vit e gjysmë më parë nga Qeveria Hoti, përqendrimi i tepruar i shtetit dhe qeverisë, në zgjedhjet lokale, si dhe presioni i vazhdueshëm për dialogun me Serbinë.

Kështu që të gjitha këto zhvillime po vlerësohen me pasoja tepër serioze në vazhdimësinë e përgjumjes së politikës së jashtme, pasivitetit të diplomacisë tonë dhe lobimit të dobët për njohje të reja,si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Prandaj pikërisht kjo fushë veprimi,mbetet pika më e dobët e Qeverisë Kurti, e cila është mese e nevojshme që menjëherë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të vendoset urgjentisht, si top-prioritet, në politikën vendore, në mënyrë që krerët institucionalë të kenë vizion të qartë dhe dinamikë më aktive për ta avancuar politikën e jashtme të fjetur të Kosovës.

Duhet bërë përpjekje sa më serioze për ta unifikuar fillimisht qëndrimin e të gjitha partive politike shqiptare dhe avancuar maksimalisht diplomacinë e jashtme,për kundërvënie të suksesshme ofensivës së çmendur serbe kundër shantazheve dhe lobimit agresiv të Serbisë fashiste, te shtetet e pa qëndrueshme afrikane dhe ato të Oqeanisë së largët, që në vend të tërheqjes, të sigurojmë njohje të reja të shtetit tonë, të cilat i ka më se të nevojshme Republika e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".