Seanca ndaj Salih Mustafës, prokuroria interviston dëshmitarin e gjashtë

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 10:56
Seanca ndaj Salih Mustafës, prokuroria interviston dëshmitarin e gjashtë

Ka filluar seanca e sotme në rastin ndaj Salih Mustafës, Cali.

Në këtë seancë po vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarit të gjashtë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dëshmitari i mbrojtur W04669 po intervistohet nga prokuroria, e cila menjëherë kërkoi që të kalohet në seancë private.

Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai  akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

(Kosova Sot Online)