Escobar sot viziton Malin e Zi, takohet me presidentin Gjukanoviq

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 11:01
Escobar sot viziton Malin e Zi, takohet me presidentin Gjukanoviq

Emisari Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot do ta vizitoj Malin e Zi pas qëndrimit tre ditor në Bosnje e Hercegovinë. Gjatë vizitës ai do të takohet me presidentin Milo Gjukanoviq.

Escobar deklaroi se ka diskutuar me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt lidhur me angazhimin e përbashkët për ta mbrojtur Marrëveshjen e Dejtonit, shkruan Tanjug.

“Ishte kënaqësi që pata mundësinë të flas me Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schmidt lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për të mbrojtur Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit dhe për të sjellur një funksionalitet më të madh në Bosnje e Hercegovinë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Sarajevë.

Gjatë vizitës në Mal të Zi, Escobar do të takohet me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq.

Kabineti i presidentit malazez përmes një komunikate për media ka njoftuar se s’do të ketë adresim për shtyp pas takimi por do të lëshohet një komunikatë.

Sipas njoftimeve të mërhershme, Escobar nesër do të takohet me presidentin e Parlamentit dhe kryeministrit, ndërkaq të premten me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Mal të Zi.

(Kosova Sot Online)