Pas 15 vitesh në spital, 32-vjeçari kthehet në shtëpi

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 12:02
Pas 15 vitesh në spital, 32-vjeçari kthehet në shtëpi

Një burrë me autizëm, i cili ka kaluar gati gjysmën e jetës së tij i “burgosur” në një spital psikiatrik, është kthyer në shtëpi.

Ryan Clarke, 32 vjeç, u shtrua në  spital në vitin 2006.

Nëna e tij, Sharon, nga Doncaster tha se ai tani më është mjaftueshëm mirë për t’u kthyer në shtëpi pas 15 vjetësh.

Mësohet se 32-vjeçari u shtrua në klinikë para 15 vitesh, pasi tentonte të vetdëmtohej.  Ai fillimisht u diagnostifikua me skizofreni, por pas një viti diagnoza u rishikua, e si pasojë burri rezultoi se ishte autik.

“Djali im është shumë i lumtur. Më në fund do jetojë i lirë”, tha e ëma.

(Kosova Sot Online)