Goditi një nxënës me veturë dhe iku, arrestohet pas katër ditësh prizrenasi

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 09:03
Goditi një nxënës me veturë dhe iku, arrestohet pas katër ditësh prizrenasi

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili pata pak ditësh kishte shkaktuar aksident trafiku dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur më 6 nëntor, ku i dyshuari ka goditur me veturë një nxënës të shkollës “Fatmir Berisha”, e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Me datë 06 nëntor 2021, rrethe orës 14:25, në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, drejtuesi i automjetit Mercedes (kamionët) me targa vendore, shkaktoi një aksident trafiku, i cili ishte duke lëviz përgjatë rrugës “Nexhat Fanaj”, lagjen Bajram Curri në Prizren dhe ky vozitës kur arrin përball shkollës fillore “Fatmir Berisha”, e godet femiun (nxënësin) qe kishte qene duke lëviz ne at pjesë te rrugës dhe pas goditjes vozitësi me automjetin e tij largohet ne drejtim te pa njohur. Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës. Prindi e dërgon ne emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në shtëpi”, thuhet në një njoftim të policisë së Prizrenit.

Pas hetimeve të policisë, është identifikuar dhe ndaluar i dyshuari.

“Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroi që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimi.

(Kosova Sot Online)