Rohde: Gjermania kishte vënë në agjendën e BE-së çështjen e liberalizimit të vizave gjatë 2020-ës

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 17:00
Rohde: Gjermania kishte vënë në agjendën e BE-së çështjen e liberalizimit të vizave gjatë 2020-ës

Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rhode, është takuar sot me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Në takim është diskutuar për përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën drejt integrimit evropian dhe përkrahjen që i jep dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ambasada gjermane përmes një postimi në Facebook shkruan se sa i përket liberalizimit të vizave, Gjermania e ka futuar në agjendën e BE-së atë gjatë presidencës së saj në vitin 2020.

“Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ambasadori Rohde nënvizoi se Gjermania e ka vënë çështjen e liberalizimit të vizave në agjendën e BE-së gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së në vitin 2020”, thuhet mes tjerash në postim.

(Kosova Sot Online)