Kapen 3 mijë kile mish i pulës i dyshimtë, ishin destinuar për tregun e Kosovës

  • E.K /
  • 13 November 2021 - 12:42
Kapen 3 mijë kile mish i pulës i dyshimtë, ishin destinuar për tregun e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur 3 mijë kilogram mish pule pa dokumente në Kaçanik.

Njësiti policor ka ndalur automjetin dhe bashkë me mallin në të ia ka dorëzuar doganës.

Ndërsa i dyshuari është liruar.

“Fsh. Kabasë, Kaçanik 12.11.2021-12:44. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull  kosovar deri sa ishte duke drejtuar një kombin (furgon), në të cilin  gjatë kontrollit  janë gjetur 3000 kg mish pule pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit malli dhe vetura i dorëzohen doganës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e  policisë .

(Kosova Sot Online)