Lexoni edhe:
Kosova është pa Ministri të Jashtme funksionale rrezikon humbjen e betejës politike dhe diplomatike nga fushata destruktive e Beogradit!
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e para për përqindjen e daljes së qytetarëve në zgjedhje.
Sipas KQZ-së, deri në orën 11:00 në Kosovë 7,75%, apo 19 mijë e 545 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Nga këto të dhëna vërehet se komuna e Mamushës prinë me numrin më të madh të personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. 17,62 për qind apo 744 qytetarë. Ndërsa përqindja më e vogël është regjistruar në komunën e Rahovecit ku vetëm 4.01% e qytetarëve kanë dalur për të votuar.
Më poshtë gjeni të dhënat e KQZ-së për secilën komunë:
Podujevë 9,17%
Istog 7.28%
Klinë 5,26%
Vushtrri 6,59%
Prishtinë 9,17%
Obiliq 7,95%
Gllogovc 6,39%
Fushë Kosocë 9,59%
Kamenice 9,34%
Malishevë 7,35%
Gjakovë 6,09%
Rahovec 4,01%
Prizren 5,21%
Dragash 4,49%
Shtime 11,60%
Gjilan 7,05%
Viti 7,11%
Kllokot 13,81%
Kaçanik 7,34%
Mamushë 17,62%
(Kosova Sot Online)