Vdes Driton Hajdari, i dënuari në rastin “Bllaca”

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 11:44
Vdes Driton Hajdari, i dënuari në rastin “Bllaca”

I dënuari me 7 vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, ka vdekur mbrëmë.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarë të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Hajdari ishte liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS).

Ai ishte dënuar me 7 vite burgim në procesin gjyqësor Bllaca II, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale tentimvrasje.

“Njoftim

Njoftojm miqet, shoket dhe far e fisin se pas nje semundje sot ndrroj vllau jon Driton Shaqir Hajdari (ARAPI) varrimi i te ndjerit behet me daten 14.11.2021 . Ne varrezat e prishtines dragodan me ikindi 14:00”, thuhet në njoftimin nga familjarët.

(Kosova Sot Online)