Voton Fatmir Limaj: Shpresoj që në mbrëmje të kemi kryetarë me energji pozitive

  • G.G /
  • 14 November 2021 - 13:09
Voton Fatmir Limaj: Shpresoj që në mbrëmje të kemi kryetarë me energji pozitive

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka votuar sot në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se qytetarët kanë mundësi që të dalin e të zgjedhin atë që preferojnë për kryetar komune.

Ai ka thënë se shpreson që në mbrëmje do të kemi kryetarë me energji pozitive.

“A ka më mirë se në këtë ditë me diell e ditë të mirë, me vullnet të mirë e me energji pozitive. Besoj se është ajo që i duhet çdo qyteti të Kosovës. Shpresoj që në mbrëmje të kemi kryetarë me energji pozitive që do të reflektojnë pozitivitet dhe do të ndriçojnë në shërbim të njerëzve aty ku zgjidhen”, ka thënë Limaj.

(Kosova Sot Online)