Zv.ministri shihet duke qëndruar pranë një shkolle në Gjilan, thotë se nuk u bëri presion qytetarëve

  • E.K /
  • 14 nëntor 2021 - 16:09
Zv.ministri shihet duke qëndruar pranë një shkolle në Gjilan, thotë se nuk u bëri presion qytetarëve

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, është parë pranë shkollës “Thimi Mitko” në komunën e Gjilanit, atje ku qytetarët po votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

I njëjti është raportuar se po u bën presion votuesve në këtë qendër.

Media ka kontaktuar zëvendësministrin Syla për ta pyetur për arsyen pse ka shkuar në këtë qendër votimi, por i njëjti ka mohuar se ka qëndruar atje.

Syla i Lëvizjes Vetëvendosje tha se vetëm ka kaluar andej pari dhe ka mohuar të ketë pasur komunikim me dikë nga votuesit në këtë qendër.

“Nuk është e vërtetë unë kam kalu andej pari, nuk kam komunikuar me askënd.  Kam qenë rrugës duke kaluar, kam të drejtë lëvizjeje, këto janë spekulime, nuk ka asgjë të vërtetë”, ka thënë Syla.

Në fotografi ai shihet se po flet me disa qytetarë, por nuk dihet se çka u thotë atyre.

Gjilani është një nga komunat që ka sot mban rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në balotazh nga zgjedhjet e 17 tetorit kanë shkuar Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Alban Hyseni i LVV-së. 

(Kosova Sot Online)