Haziri – qytetarëve: Ju lutem dilni në zgjedhje, vendosni për Gjilanin

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 16:51
Haziri – qytetarëve: Ju lutem dilni në zgjedhje, vendosni për Gjilanin

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili po garon për ta fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

Haziri, në një konferencë për media refuzoi t’i komentojë të dhënat e para nga Exit Poll-et, por u tha qytetarëve që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur.

“Apeloj që të shfrytëzohej kjo kohë. Ju lutem dilni në zgjedhje”, tha Haziri.

“Shfrytëzojeni të drejtën tuaj kushtetuese dhe të vendosni për Gjilanin”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)