Përfundon numërimi në Gjakovë, Ardian Gjini mposht Kusari-Lilën

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 21:15
Përfundon numërimi në Gjakovë, Ardian Gjini mposht Kusari-Lilën

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Gjakovës. Fitues i këtyre zgjedhjeve është kandidati i AAK-së, Ardian Gjini.

Gjini ka mposhtur kandidaten e VV-së, Mimoza Kusari Lila me një epërsi të madhe.

Gjini ka 20254 vota apo 56.06%. ndërkohë Mimoza Kusari Lila ka 15.837 vota apo 43.94%.

Ky do të jetë mandati i dytë i Gjinit në Gjakovë. Edhe herën e kaluar ai e mposhti e Kusari Lilën në balotazh. 

(Kosova Sot Online)