Vëllai kanos motrën me thikë në Ferizaj

  • E.K /
  • 15 November 2021 - 11:09
Vëllai kanos motrën me thikë në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se dje në orën 19:30 një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht dhe me thikë nga vëllai i saj.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj, 14.11.2021-19:30.  Viktima femër kosovare, ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është kanosur  verbalisht dhe me thikë nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga policia.

(Kosova Sot Online)