Bunjaku-Rexhepi: Nuk humbi Luta, por humbi Gjilani

  • E.K /
  • 15 November 2021 - 12:14
Bunjaku-Rexhepi: Nuk humbi Luta, por humbi Gjilani

Reagime të shumta pati pas rezultatit të raundit të dytë të zgjedhjeve në Gjilan.

E një prej tyre erdhi edhe nga deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Sipas saj në këtë balotazh nuk humbi Lutfi Haziri, por humbën qytetarët e Gjilanit.

“Karrieren e aktivitetin 32 vjeçarë,angazhimin e punën nuk ja cenon një garë.LDK është rrugës së drejtë në vendin origjinal,me Lutfi Hazirin dhe besnikët e saj”, shkroi ajo.

Madje ajo tha se do të kthehen fuqishëm.

Por duhet përkujtuar që pas dy mandatesh, Lutfi Haziri nuk arriti që të korr fitore edhe për një mandate tjetër në krye të Gjilanit.

Edhe pse shpesh herë u shpreh i bindur në fitore, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje i mori tashmë drejtimin e komunës.

(Kosova Sot Online)