Sot fillon numërimi i votave me postë, kaq vota ka në secilën komunë

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 10:52
Sot fillon numërimi i votave me postë, kaq vota ka në secilën komunë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë procesi i numërimit të votave të ardhura me postë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se këto vota iu takojnë 19 komunave.

Ai bëri të ditur se procesi i numërimit do të fillojë në orën 16:00.

“Sot, në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë dhe që u takojnë 19 nga 21 komunat ku është mbajtur raundi i dytë”, ka deklaruar Elezi.

Elezi tha se janë 1 mijë e 571 pako të supozuara me fletëvotime.

“Shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako”, ka deklaruar Elezi.

(Kosova Sot Online)