Një ligj më adekuat për zgjedhjet për te rikthyer besimin e elektoratit të zhgënjyer!

Një ligj më adekuat për zgjedhjet për te rikthyer besimin e elektoratit të zhgënjyer!
Një ligj më adekuat për zgjedhjet për te rikthyer besimin e elektoratit të zhgënjyer!

Shefik Shkodra

  • 16 November 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Në qoftë se nuk ndryshon ligji i zgjedhjeve dhe rregulli, do të vijë koha kur elektorati nuk do të del në votime as 20%. Një kandidat për kryetar komune, në qoftë se është i suksesshëm mundë të kandidohet edhe njëherë, por jo edhe për të treten herë. Një kandidat për kryetar komune, nëse ka qenë i paaftë të bëjë atë që është dashur ta bëjë për komunën, partia e tij nuk duhet ta lejojë të kandidohet për të dytën herë. Shkronja e parë do të ishte kjo sipas meje. Secila parti po vrapon të ngulë si një hu gardhi kandidatin e vet në zgjedhjet lokale, për ta marrë një komunë apo dy tri...duke njehsuar si rezultat dhe sukses dhe duke lënë pasoja ndoshta për të ardhmen e asaj komune apo të disa komunave. Ose lavd i madh konsiderohet, ndoshta kanë arsye, që kandidati i kësaj apo asaj partie është zgjedhur qe sa herë me do koalicione e mënyra tjera abuzive. Një ligj strikt do të duhej për zgjedhjet lokale, por edhe për ato qendrore. LVV, si parti kryesore në pozitë , ka mundësi që brenda mandatit të vet të sjellë një ligj për këtë çështje.

-Zgjedhjet lokale si duket u kryen pa incidente dhe pa fjalë. Së paku ashtu sa kemi mundur t'i vërejmë e dëgjojmë. Tek tash duket se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar ç'është vota e tyre. Po ende ka të tillë të pa vetëdijshëm se, mos dalja në votime nuk i shërben mbarëvajtjes për zgjedhje të reja. Më duket se disa parti nuk kanë punuar sa duhet me elektoratin në terren. Ky është mendimi im. Apo ndoshta disa parti sikur e ndiejnë veten të lodhura me aktivistët e degëve e të nëndegëve.

Ose, dikush u ikë intelektualeve dhe kuadrove. Më lehtë është me një masë manipuluese. Po kjo mënyrë është e jetëshkurtër! Po ajo që duket më kryesore dhe më shkurt, votuesit janë të pakënaqur me kandidatët shpeshherë. Kjo më së miri është parë kësaj radhe me votuesit për balotazh në 21 komuna. Dalja në votime ishte e vogël, 38% e sa, që do të thotë një neglizhencë e pajustifikueshme, por ndoshta e arsyeshme. Themi e arsyeshme ngase nuk është atraktive dhe nuk ofrohen programe të realizueshme për katër vite.

Qytetarët, pjesa më e madhe, nuk shohin diçka të re e në favor të tyre. Janë përsëritje prej mandatit në tjetrin premtimet. Janë si recitime vjershe përmendësh. Nuk janë realizuar as gjysma e atyre që janë folur gjatë fushatës. Qe njëzet vite dikush e ka ndie dhe e ndien të fyer veten, përkundër faktit që çdo herë ka qenë mjaft aktiv. Natyrisht për ndryshime pozitive. Kështu, elektorati shndërrohet në një makinë vote për t'u zgjedhur kandidatët për Kuvende Komunale, por pa ia pa hairin asnjëherë atyre zgjedhjeve.

Në këtë mënyrë nuk do ta ndiej si obligative me logjikën e vet daljen në votime votuesi. Kështu, zgjedhjet humbim interesin në publik si të pa vlerë, do të thotë, nuk e kanë tejkaluar nivelin e veprimit nga e kaluara ose kanë stagnuar të zgjedhurit fare pa i përmendur edhe nepotizmin e korrupsionin.

Kur ia shtojmë edhe kandidatin e njëjtë për dy tri mandate rresht për kryetar komune, kureshtja do të jetë shumë më e vogël për të mos thënë kurrfarë. Ngase është parë puna e tij në mandatin e kaluar, 'dhe nuk vlen që të dilet në votime', kështu përafërsisht dëgjohen shpesh fjalët nga qytetarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".