Ish-kryediplomati britanik: S’e kemi luksin t’i injorojmë ngjarjet në Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 11:38
Ish-kryediplomati britanik: S’e kemi luksin t’i injorojmë ngjarjet në Ballkanin Perëndimor

Ish-kreu i diplomacisë britanike dhe ish-lideri i Partisë Konservatore, William Hague, i është referuar edhe situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor në një artikull për Times, duke thënë se “rajoni ishte fokusi i vitit 1914 dhe skena e luftërave më të përgjakshme në Evropë gjatë viteve 1990”.

Ai ndër të tjera tha se “historia ka treguar shumë herë se ne i shpërfillim rreziqet në Ballkanin Perëndimor”.

“Ishte fokusi i vitit 1914 dhe skena e luftërave më të përgjakshme në Evropë gjatë viteve 1990. Këtu Rusia u përpoq të pengonte aspiratat e miliona njerëzve për të jetuar në vende të qëndrueshme dhe me orientim perëndimor… BE-ja ka mbyllur dyert për zgjerimin e mëtejshëm dhe Mbretëria e Bashkuar e ka humbur ndikimin përmes Brexitit”, tha Hague.

Ai deklaroi se Perëndimi, përfshirë Britaninë e Madhe, nuk e kanë luksin t’i injorojë ngjarjet në Ballkan.

Në fund, ai tha se ishte e nevojshme dërgimi i trupave të NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë.

“Forcat e vogla ushtarake evropiane, të njohura si EUFOR, duhet të përforcohen nga trupat e NATO-s të dislokuara në zona strategjike të rëndësishme si aeroporti Brcko dhe Tuzla. Kjo tingëllon dramatike, por vetëm forca dhe vendosmëria do të na largojnë nga telashet e mëdha. Tërheqja nga Afganistani tregon se çfarë ndodh kur Perëndimi humbet vëmendjen. E njëjta gjë nuk mund të lejohet të ndodhë në kontinentin evropian. Perëndimi duhet të shikojë në sytë e ftohtë të Vladimir Putinir dhe të përballet me taktikat e tij. Ballkani është një vend kyç për të filluar zbatimin e tij”, tha Hague.

(Kosova Sot Online)