Me të marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi premton shtim të shërbimeve shëndetësore

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 12:29
Me të marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi premton shtim të shërbimeve shëndetësore

Qeveria e Kosovës ka emëruar Rifat Latifin ministër të ri të Shëndetësisë.

Me të marrë detyrën e ministrit, Latifi ka thënë se bashkë me ekipin e tij do të angazhohen që në mënyrë afatgjate të ngrisin standardet mjekësore.

Ai me këtë rast ka premtuar edhe shtim të shërbimeve shëndetësore.

“Unë premtoj se ekipi im dhe unë do të angazhohemi me gjithë qenien që në mënyrë afatgjate të ngrisim standardet mjekësore, duke ngritur edukimin dhe trajnimin e të gjithë specializimeve si dhe ngritjen e aftësive të kapaciteteve njerëzore për hulumtime shkencore në shkencat mjekësore, sikur për mjekët ashtu edhe për infermierët dhe të gjithë punëtorët tjerë shëndetësorë. Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore ne investojmë në ngritjen e kualitetit të shërbimeve dhe në këtë mënyrë shtojmë volumin e shërbimeve mjekësore në Kosovë. Me të ardhurat prej këtyre shërbimeve, ne riinvestojmë sërish në kualitet”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)