Ndërron jetë një nxënës i klasës së 9-të në Mitrovicë

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 14:09
Ndërron jetë një nxënës i klasës së 9-të në Mitrovicë

Sot, ka ndërruar jetë Blion Brahimi, nxënës i klasës IX të shkollës “Jusuf Rexha”, në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur shkolla në të cilën ai vijonte mësimet. Në njoftimin e shkollës thuhet se Blioni ka vuajtur nga një sëmundje.

“Me dhembje e pranuam lajmin se sot humbi betejën nga një sëmundje nxënësi ynë i dashur, Blion Brahimi, IX/2. Në zemrat tona sot u mboll dhembja, syri lotin nuk po e mban, ti shkove, të premtojmë se nuk do të harrojmë kurrë. Prehu i qetë atje ku pushojnë engjujt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)