Itali, arrestohet për terrorizëm një 19-vjeçare nga Kosova

  • E.K /
  • 17 November 2021 - 08:49
Itali, arrestohet për terrorizëm një 19-vjeçare nga Kosova

Një 19 vjeçare është vënë nën pranga me akuzën e terrorizmit në Itali.

Ky është rezultati i blicit të kryer nga policia e shtetit në agimin e së mërkurës së 17 nëntorit.

Që në orët e para të mëngjesit agjentët kanë kryer masën e kujdestarisë me burg ndaj një 19-vjeçareje italiane, me origjinë kosovare, për veprën penale të shoqërimit me qëllim terrorizmi.

Arrestimi vjen nga një hetim i koordinuar nga Prokuroria Publike e Milanos me një dispozitë të gjyqtarit për hetimet paraprake të gjykatës milaneze.

(Kosova Sopt Online)