Luftimi i krimit të instaluar në komunën e Prishtinës të keq qeverisur nga Shpend Ahmeti i inkriminuar, mision i vështirë e sfidues për kryetarin në ardhje Përparim Rama

Luftimi i krimit të instaluar në komunën e Prishtinës të keq qeverisur nga Shpend Ahmeti i inkriminuar, mision i vështirë e sfidues për kryetarin në ardhje Përparim Rama

Hajrullah Tërnava

  • 17 November 2021 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Në rrethana të pas zgjedhjeve, kur i fiton ato zgjedhje një kryetar i ri si në këtë rast Përparim Rama, është e kuptueshme se nuk do ta këtë lehtë të fillohet me një punë që kurrë më parë nuk e ka kryer, e kur ta kemi parasysh se në çfarë gjendje e ka lëne komunën kryetari i mëparshëm, me shumë parregullsi dhe veprime kriminale, prandaj gjithsesi se do të jetë një mision i vështirë i kryetarit të ri të Prishtinës Përparim Rama për ta rikthyer sado pak rendin dhe ligjin në kryeqytet.

-Hapi i parë sfidues me të cilin do të ballafaqohet kryetari i ri i Prishtinës në detyrën e tij do të jetë vendosja e rregullit dhe ligjit në fushën e ndërtimeve, sektor ky kryesori i cili është shndërruar në një xhungël të madhe. Adresimi i krimit të qeverisjes së kaluar duhet të ndodhë pa vonesë duke e kërkuar hetimin nga ana e Prokurorisë. Abuzimi është i madh prandaj do të jetë një ballafaqim i vështirë që pas 8 vite stagnim e bllokim dhe degradim që ja ka shkaktuar Prishtinës Shpend Ahmeti, kryetari i tashëm në ikje , i lidhur kryekëput me nëntokën e “industrisë” kriminale së ndërtimeve, me shitje të lejeve ndërtimore mafio-bizneseve të lidhura më krimin e organizuar, duke kontribuar kështu mafies në pastrimin e parasë së pistë për disa miliarda euro, duke e shfrytëzuar atë dhe përfitimin personal e të “eskortës” së tij përcjellëse në kapjen kriminale të pushtetit komunal në Prishtine dhe jo vetëm, e ku duhet të rikthehet ligji dhe barazia për secilin.

Gjithsesi se do të jenë dosjet që po pushojnë në gjykata dhe në prokurorinë e republikës së Kosovës (PSRK) kundër komunës së drejtuar deri më tash nga Shpend Ahmeti, një prag i vështirë me të cilin do të ballafaqohet si trashëgimi e mbrapsht e lënë për kryetarin Rama nga Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe rrjeti i tyre i kriminalizuar që zhvatën e degraduan dhe bllokuan investimet në projektet e mirëfillta për Prishtinën për 8 vite.

Prandaj kryetari i ri Përparim Rama duhet sa ta filloj punën në atë institucion si kryetar i Prishtinës, dhe ato parregullsi apo vepra kriminale që i gjen faktet për ato veprime, ti tuboj dhe ta denoncon në mënyrë të pa mëshirshme ish kryetarin në organet ndjekëse sikur që është prokuroria, dhe me këtë ai do ta dëshmoj veten se do të punoj për të mirën e qytetarëve, dhe do t’ia shtijë vetes autoritetin nga ana e punëtorëve të komunës por edhe nga vetë populli, dhe me këtë t’iu jep shembull të mirë punëtorëve të komunës se si një i posa zgjedhur nga qytetaret për postin e kryetarit, qysh nga fillimi do ti luftoj të gjitha të këqijat dhe gjërat negative në këtë komunë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".