Kosovarja e arrestuar në Itali, ishte gruaja e terroristit Kujtim Fejzullahu

  • E.K /
  • 17 November 2021 - 10:34
Kosovarja e arrestuar në Itali, ishte gruaja e terroristit Kujtim Fejzullahu

Një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova e cila u arrestua nga autoritetet italiane në mëngjesin e së mërkurës në Itali, rezulton të jetë gruaja e Kujtim Fejzullahut, të arrestuarit për sulmin terrorist të kryer në Vjenë të Austrisë vitin e kaluar.

Siç raporton agjencia e lajmeve italiane ‘Adnkronos’, hetimet e kryera nga inteligjenca italiane mësuan se 19-vjeçarja ishte radikalizuar në moshën 16-vjeçare.

Për të njëjtën thonë se ishte martuar me të akuzuarin për terrorizëm nga Kosova, Kujtim Fejzullahun, vitin e kaluar në Gjermani me rite fetare.

E dyshuara për terrorizëm portretizohet si përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik nga agjencia italiane e lajmeve. Për të thuhet se kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, ndërkohë që ishte në kontakt të vazhdueshëm me burrin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët.

Për të njëjtën mediet italiane raportuan në mëngjes se ishte arrestuar nga forcat italiane nën dyshimin e pjesëmarrjes në organizata terroriste.

(Kosova Sot Online)