Aksidentohet furgoni me nxënës shkolle

  • E.K /
  • 17 November 2021 - 14:57
Aksidentohet furgoni me nxënës shkolle

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Yzberishtit, në Tiranë. Paraprakisht mësohet se një furgon që po transportonte disa nxnënës shkolle është përplasur me një mjet, më drejtues shtetasin me iniciale D. T.

Si pasojë 13 nxënës dhe një mësuese, të cilët ndodheshin në furgon janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, fatmirësisht pa dëmtime fizike. Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po punon për zbardhjen e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak:

Rreth orës 13:40, në Yzberisht, janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxenës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T. Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)