Çifti nga Kalifornia në arrati pasi përfituan 20 milionë dollarë me mashtrim në fonde për pandeminë

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 18:53
Çifti nga Kalifornia në arrati pasi përfituan 20 milionë dollarë me mashtrim në fonde për pandeminë

Një çift nga Kalifornia në SHBA u dënuan me burg për mashtrim pasi përfituan ilegalisht rreth 20 milionë dollarë në fonde për COVID-19, por tashmë janë në arrati.

43 vjeçari Richard Ayvazyan u dënua me 17 burg ndërsa gruaja e tij, 37-vjeçarja Marietta Terabelian u dënua dje me gjashtë vjet në një burg federal, për akuza si mashtrim bankar e pastrim parash.

Ata kanë marrë arratinë gjatë lirisë me kusht dhe u dënuan në mungesë.

Zyrtarët thanë se ata kishin prerë burzylykët elektronikë të kaviljes më 29 gusht dhe nuk mund të gjurmoheshin më, pas përfitimeve kolosale prej kritereve të buta për këdo të përfshirë në punën me pandeminë.

Gjykatësi Stephen V. Wilson tha se Ayvazyan është një “mashtrues gjakftohtë” ndërsa dënoi vëllanë e tij Artur, 41 vjeç, me pesë vjet burg.

Më herët Richard Ayvazyan, Artur Ayvazyan e Terabelian ishin shpallur fajtor për mashtrim bankar, transferta elektronike  ilegale, bashkëpunim në pastrim parash dhe vjedhje identiteti.

Autoritetet nuk dhanë detaje sesi kishin arritur përfitimet e tyre por thanë se ofrojnë $20,000 shpërblim për informacione që cojnë në arrestimin e të kërkuarve.

(Kosova Sot Online)