Aliu: Në Beograd e kam bërë të qartë ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 11:29
Aliu: Në Beograd e kam bërë të qartë ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Deputetja Time Kadrijaj ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu nëse është aprovuar kërkesa e tij për ndërtimin e autostradës Prizren-Tetovë.

“Ende nuk kemi autostradë që lidh Prishtinën me Gjakovën dhe Pejën. Pse është prioritet i kësaj qeverie ndërtimi i kësaj autostrade?”, ka pyetur ajo.

Ndërkaq ministri Aliu ka thënë se rruga Prishtinë-Pejë do të vazhdojë të jetë prioritet i Qeverisë.

“Përveç që lidh Prizrenin me Tetovën ka edhe një aspekt të rëndësishëm. Përpos një pjesë e madhe që do të mund të lidhen me Shkupin më shpejtë, një pjesë e madhe e udhëtarëve nga Republika e Shqipërisë do të lidhen më shpejtë me Shkup. Rruga Prishtinë-Pejë do të vazhdojë të jetë prioritet i Qeverisë. Nuk e kemi ndalë, e kemi ndalë shpronësimin të cilit do t’u bëjmë vlerësim”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se në Beograd ua ka bërë të qartë që do ta ndërtojmë hekurudhën Durrës-Prishtinë.

“Edhe me Malin e Zi e kemi bërë të qartë që do ta bëjmë për Deçan-Plavë këto i kam sqaruar edhe në Beograd, kjo ka qenë detyrë e imja dhe e kam kryer detyrën time”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)