Gruaja shpëton mrekullisht kur makina e saj sheshohet nën kamionin gjigant

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 12:00
Gruaja shpëton mrekullisht kur makina e saj sheshohet nën kamionin gjigant

Një grua 46-vjeçare ka shtangur dëshmitarët kur shpëtoi nga një aksident katastrofik vetëm me disa gërvishtje megjithse makina e saj Nissan thuaje u sheshua nga kamioni që e goditi e me pas i ra sipër.

Policia në Virginia, SHBA u thirr pas raportimeve se një grua ishte bllokuar në makinën e saj në një aksident madhor në urën mbi lumin Skagit në Mount Vernon, mëngjesin e djeshëm.

Pamjet shokuese nga vendngjarja tregonin makinën e saj të goditur me forcë madhore nga kamioni e të përplasur me një tjetër automjet, teksa në pas kamioni përfundoi sipër saj.

“Kur erdhën oficerët, personi ishte ende në makinë, por çuditërisht gruaja arritë të dalë vetë prej saj e të largohej”, tha reshteri Rocky Oliphant për rrjetin Fox 13.

“Nuk mund të përshkruaj me fjalë sesi dikush vetë nga ajo makinë në atë lloj aksidenti”, shtoi ai.

Shoferja ishte dërguar më pas në spitalin lokal ku iu konstatuan vetëm plagë të lehta në brinjë e në kokë, raporton Daily Mail.

Oliphant tha se nuk kishte dëshmuar kurrë më parë diçka të tillë në disa dekada shërbim me policinë rrugore.

Makina ishte goditur nga prapa dhe thuajse palosur në dysh nga kamioni, i cili më pas përfundoi i ndaluar mbi veturën e vogël.

Zhvillimi vjen pas përmbytjeve të rënda dhe rrëshkitjeve të dheut në zonat e brigjeve perëndimore të Paqësorit në SHBA dhe më part në British Columbia të Kanadasë.

(Kosova Sot Online)