Mashtruesi Behxhet Pacolli njeri pa moral, politikën e bënë vetëm për interes e biznes puro-personal!

Mashtruesi Behxhet Pacolli njeri pa moral, politikën e bënë vetëm për interes e biznes puro-personal!
Mashtruesi Behxhet Pacolli njeri pa moral, politikën e bënë vetëm për interes e biznes puro-personal!

Dardan Grapci

  • 18 November 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Nëse Behxhet Pacolli e ka me të vërtetë idenë që t’i ndihmoj Qeverisë Kurti, duke ia dhënë një pjesë të programit të tij pa asnjë interes, atëherë duhet të përgëzohet, por nëse prapa kësaj gatishmërie qendron norma e interesit për të përfituar, atëherë jam i bindur që Albin Kurti nuk do e pranon kurre!.

-Kjo qeveri, dhe Kryeministri Kurti, duhet të kenë një ekip profesionale të ekspertëve, këshilltar të cilët duhet ta dinë se kujt duhet t’i besohet dhe kujt jo. Gjithashtu Kryeministri Albin Kurti, edhe pse thuajse vitet e kaluara ka qenë kundër çdo krimo-politike, nuk e besoj që do e lejon Behxhet Pacollin që ta shfrytëzojë për interesat e tij personal. Ndryshe partia e tij AKR-ja në dy palë zgjedhjet e fundit, siç janë ato parlamentare dhe tani këto të fundit lokale, nuk është marrë fare si parti politike serioze në garën zgjedhore, që do të thotë se nuk e ka fituar as kuotën e besimit nga qytetarët.

Tani shtrohet pyetja: Si do e fiton besimin tek kryeministri?. Unë jam i bindur që Kryeministri Albin Kurti ka nevojë për bashkëpunëtor që ia donë të mirën Kosovës, por tani mbetet të shihet në ditët në vijim apo javët në vazhdim se çfarë përgjigje do ia jap Kryeministri Kurti mashtruesit Pacolli.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".