Memli Krasniqi- Albin Kurtit: Lexoje si duhet rezultatin e zgjedhjeve lokale

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 12:16
Memli Krasniqi- Albin Kurtit: Lexoje si duhet rezultatin e zgjedhjeve lokale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se qytetarët kanë dëshmuar një vlerë të lartë civile dhe politike në zgjedhjet lokale që u mbajtën me 17 tetor të këtij viti si dhe në balotazh më 14 nëntor.

Ai tha se falë tyre, demokracia e Kosovës tani është në rangun e vendeve me demokraci të konsoliduar.

“Përmes këtij niveli të dëshmuar, vlerave  civile politike si vetëdijes se qytetarëve se mund të bëjnë ndryshime kur duhen ndryshime  është e qartë se tranzicioni në këtë segment ka përfunduar dhe se falë tyre, demokracia jonë tani bënë pjesë në rangun e vendeve dhe demokraci të konsoliduar. Në rrafshin përmbajtjesor ajo çfarë këto zgjedhje kanë nxjerr në pah është njohja me profilin e ri të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Më tutje, Krasniqi tha se ky standard nuk flet vetëm për zgjedhjet lokale por për mënyrën se si qytetarët e shohin të ardhmen.

“Ky standard nuk flet vetëm për zgjedhjet lokale të këtij viti por para së gjithash flet për qytetarët tanë se si ai e sheh qeverisjen dhe dobinë e qeverisjes, për mënyrën se si ai e sheh të ardhmen dhe çfarë e ardhme i duhet. Ky standard na imponohet të gjithëve pavarësisht se çfarë pozitash mbajmë”, tha ai.

Kryetari i PDK-së e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që të bëjë leximin e duhur të mesazhit të qytetarëve të dhënë në zgjedhjet lokale, teksa shoti se qeveria duhet që t’i mbështesë të gjitha komunat njësojë.

“Unë dua të ftoj kryeministrin që të bëjë leximin e duhur të mesazhit të qytetarëve. Andaj i nderuar kryeministër dhe ju pjesëtarë të mazhorancës, qytetarët në nivelin lokal kanë bërë zgjedhjet e tyre të ndryshme, por qeverisja qendror duhet t’i mbështesë të gjitha komunat njëjtë dhe pa dallim”, ka thënë ai.  

(Kosova Sot Online)