Javën e ardhshme protestojnë punëtorët teknikë në spitale, kërkojnë shtesa në paga

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 12:33
Javën e ardhshme protestojnë punëtorët teknikë në spitale, kërkojnë shtesa në paga

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka marrë vendim që të mërkuren e ardhshme të protestojnë punëtorët teknikë të spitaleve dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare.

Kjo protestë është thirrur për shkak të pakënaqësive në mosndarjen e shtesave në paga për këta punëtorë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se për një orë nuk do të ofrojnë asnjë shërbimë.

“Ne kemi hyrë në një fazë intenzive dhe është marrë vendim që të mërkurën e ardhshme nga ora 11:00 do të protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë për një orë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Merita Krasniqi, përfaqësuese e Sindikatës në Pejë, ka paralajmëruar edhe greva nëse nuk realizohen kërkesat e tyre për shtesa në paga.

(Kosova Sot Online)